Negociatat bërthamore mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani rifilluan të enjten në Gjenevë, në takimin e tretë të ndërmjetësuar nga Omani që prej rinisjes së bisedimeve në fillim të këtij muaji.
Presidenti amerikan Donald Trump synon një marrëveshje të re për të kufizuar programin bërthamor të Iranit, ndërsa ka shtuar praninë ushtarake në Lindjen e Mesme për të rritur presionin ndaj Teheranit. Trump ka kërkuar ndalimin e plotë të pasurimit të uraniumit nga Irani, si dhe përfshirjen në negociata të programit të raketave balistike dhe mbështetjes së Teheranit për aleatët rajonalë si Hamasi, Hezbollahu dhe Huthët.
Nga ana tjetër, Teherani ka këmbëngulur që bisedimet të fokusohen ekskluzivisht në çështjen bërthamore, duke refuzuar zgjerimin e axhendës në tema të tjera sigurie.
Në fjalimin për Gjendjen e Kombit më herët gjatë javës, Trump e cilësoi Iranin si “sponsori numër një i terrorizmit” dhe kritikoi ashpër shtypjen e protestave në vend, të lidhura me krizën ekonomike. Ai pretendoi se Teherani ka zhvilluar raketa që mund të kërcënojnë Evropën dhe bazat amerikane jashtë vendit, madje se po punon për raketa me rreze që do të arrijnë edhe territorin amerikan.
Trump paralajmëroi se Irani ishte këshilluar të mos rindërtonte programin e armëve, veçanërisht atë bërthamor, por sipas tij, Teherani po e nis sërish nga e para.
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...