Google ADS

Programi qeverisës i Selim Pacollit, me shumë projekte të mëdha

11:42 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për Prishtinën, Selim Pacolli ka prezantuar programin e tij për Prishtinën, për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare.

Pacolli ka thënë se ka planifikuar të organizoj jetën në kryeqytet në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan arbresh.info.

Selim Pacolli

Ai ka thënë se në fokus i ka të rinjtë dhe studentët dhe se prentendon që atyre t’ua krijoj një kampus universitar shumë atraktiv.

“Ne kemi menduar thellë, analiza të mëdha janë bërë, çdo mundësi është hedhur në tavolinë se çka duhet bërë. Fokus i kam të rinjtë dhe studentët. Ne pretendojmë që Universiteti dhe Kampusi Universitar të jetë atraktivë për studentët. Kemi paraparë që me 200 mijë metra katrorë t’i ofrojmë studentëve të Prishtinës kushtet më komode më të mira të mundshme”, është shprehur Pacolli.

Ai ka shtuar se planifikon edhe një sërë veprimesh të tjera duke përfshirë ndërtimin e një parkingu të madh nëntokësor dhe po ashtu ndërtimin e stadiumit të qytetit.

Për më shumë rreth programit të tij për Prishtinën, ndiqni videon më poshtë./arbresh.info/

Selim Pacolli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme