Është bërë përurimi i segmentit të rrugës Vushtrri–Prishtinë.Në përurimin e këtij segmenti të rrugës po marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.
Ceremonia e prerjes së shiritit është bërë në fshatin Gojbulë, te hyrja e segmentit të zgjeruar të rrugës nga Vushtrria në drejtim të Prishtinës.
Ky segment përfaqëson një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore që lidh dy qytetet kryesore të Kosovës, duke synuar rritjen e qarkullimit më të mirë dhe lidhshmërisë midis zonave përreth.
Kryeministri Kurti theksoi se ky segment rrugor ishte nisur në vitin 2009 por që ishte nisur siç tha ai, “mbrapsht”./Arbresh.info
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...