Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës

13:49 | 6 Maj 2026
D.H

Real Madrid nuk e di ende nëse Kylian Mbappé do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Barcelonës këtë të dielë në Camp Nou.

Sulmuesi francez duhej të i nënshtrohej një testi të mërkurën në mëngjes në Valdebebas për të kontrolluar rikuperimin e dëmtimit në muskulin semitendinos të këmbës së majtë që pësoi në La Cartuja, por klubi e shtyu testin, raporton Diario AS.

Rezonanca do të bëhet të enjten, ndërsa klubi shpreson që evolucioni i gjendjes së tij të lejojë që Mbappé të marrë pjesë në një pjesë të seancës stërvitore grupore.

Megjithatë, situata mbetet e pasigurt, pasi këtë të mërkurë ai ka mundur të bëjë vetëm punë në palestër dhe pishinë.

Që nga momenti kur pësoi dëmtimin dhjetë minuta para fundit të barazimit 1-1 ndaj Betis, objektivi ka qenë që ai të jetë gati për Camp Nou, po ashtu si Courtois.

10-shi i Realit ka alternuar ditët e pushimit, si fundjava e kaluar kur udhëtoi për në Sardini, me stërvitje të lehta edhe në ditë pushimi, si të martën e kaluar.

Të enjten klubi pritet të ketë më shumë informacion të saktë për përparimin e trajtimit të Mbappé dhe efektivitetin e tij.

Për sulmuesin, ka edhe një motiv personal në Barcelonë: të mbajë ose të zgjerojë avantazhin prej tre golash që ka ndaj Muriqit në garën për Pichichi, një sfidë e madhe para se të largohet për Kampionatin Botëror.

Kujtojmë se në rast të fitores së Barcelonës apo barazimit të dielën mbrëma, skuadra e Hansi Flick e siguron titullin kampion në “El Clasico”./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale