Gëzim Kastrati ka njoftuar përfundimin e mandatit të tij në krye të Drejtorisë së Transformimit në Komunën e Prishtinës.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Kastrati ka deklaruar se ky ishte vendim i kryetarit Përparim Rama, pas formalizimit të koalicionit me partitë tjera në Prishtinë.
Kastrati bëri të ditur se angazhimi i tij në institucionet komunale përfshiu një vit si këshilltar në kabinetin e kryetarit dhe një vit e gjysmë si drejtor, periudhë gjatë së cilës, sipas tij, u nisën projekte të rëndësishme transformuese për qytetin
“Mirënjohje për Kryetarin Perparim Rama për mundësinë e dhënë për të kontribuar në vizionin e tij për Kryeqytetin ku edhe garuam nën ngjyrat e LDK të mbështetur nga Kryetari Lumir Abdixhiku dhe ekipi i Kryeqytetit. Qytetarët votuan qartë, për Transformimin e Qytetit”, ka shkruar Kastrati.
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...
Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata pë...
Rama: Krenar për reformën e drejtësisë, mbështetje për të ga...