Sot po mbahet konferenca dyditore “American Investor Conference”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kjo është një mundësi shumë e mirë për prishtinasit dhe për zhvillimin ekonomik të qytetit.
“Faleminderit për prezantimin, është shumë emocionuese të shohësh një sallë të mbushur. Kemi një numër të madh ambasadorësh këtu dhe e përshëndes edhe diasporën e dashur që është pjesë e kësaj konference.
Sot është një mëngjes i mirë. Dje mbrëma e hapëm këtë konferencë me një vizion dhe kaluam një kohë shumë të mirë bashkë, ndaj i falënderoj të gjithë”, ka thënë Rama.
Ai theksoi se Prishtina nuk është vetëm kryeqytet, por edhe një qytet i ndërtuar për investime, me popullsi të re dhe dinamike, duke shtuar se komuna është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë ata që shprehin interesim.
“Ne fokusohemi në sektorë që janë të gatshëm për të nesërmen. Gjithashtu, infrastruktura e gjelbër do ta bëjë Prishtinën më të pastër, më të gjelbër dhe më të rëndësishme. Teknologjia dhe inovacioni kanë potencial për tërheqjen e talenteve të rinj.
Këto projekte janë më shumë se zhvillim, ato sjellin ekspertizë dhe kapital që kanë ndikim të madh”, tha ai. /Arbresh.info
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...