Android M tani zyrtarisht quhet ‘Android 6.0 Marshmallow’. Objekti i ri i vendosur pranë ndërtesës Android HQ në Kaliforni tani është i hapur për fotografët.
Platforma Android M është zbuluar gjatë konferencës vjetore I/O në muajin maj, ku është paralajmëruar se do publikohet gjatë kësaj vere. Versioni madhështor i ardhshëm i sistemit operativ Android është përpjekur për të optimizuar performacën duke ulur kështu nivelin e përdorimin të RAM-it për të përmirësuar njëkohësisht edhe kohëzgjatjen e baterisë.
Android M do prezantojë edhe mbështetjen e sensorëve për njohjen e shenjave të gishtave, shkruan arbresh.info. Një aplikacion i veçantë për të kontrolluar atë se në çfarë kanë qasje aplikacionet në telefonin tuaj do të jetë gjithashtu në këtë version të ri.
Sistemi operativ Android Marshmallow pritet që së pari të jetë në dispozicion për pajisjet Nexus brenda vjeshtës./arbresh.info
Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Koso...
Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime për vetëmbrojtje kundë...
U bllokuan në Izrael për shkak të konfliktit me Iranin, Hasa...
Ademi shkon në Vjenë për ta takuar Fodan, thotë se ishte bis...
Aksident në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, lëndohet një...
Incident i rëndë para Gjykatës në Suharekë, një person sulmo...