Zërat për një largim të mundshëm të selektorit Franco Foda nga Kosova janë shtuar shumë.
Një ofertë joshëse për Fodan është e një skuadre nga Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht e ekipt Al-Ëahda, shkruan Arbresh.info.
Por me të marrë vesh lajmin, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar selektorin Foda.
Dyshja u takua në Vjenë, kryeqytetin austriak, ku biseduan lidhur me të ardhmen e gjermanit tek Kosova.
Këtë e konfirmoi vetë presidenti i FFK-së përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda”, shkroi Ademi.
Kujtojmë se Kosovën e pret faza kualifikuese për Kampionat Botëror nga shtatori, ku është një grup me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...