Sot në oborrin e Gjykatës në Suharekë ka ndodhur një incident i rëndë, ku një person sulmoi fizikisht një tjetër me një mjet të fortë, ndërkohë që të dy ishin pjesëmarrës në një seancë gjyqësore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, konfirmoi se rasti po hetohet dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
“Sot, më datë 18.06.2025, në orët e paradites, ndërsa ishit duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy palët ishin të përfshira në një seancë gjyqësore. Policia është në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin”, tha ai.
Sipas mediave lokale, në përleshje është përdorur një çekan, ndërsa në vendngjarje janë parë gjurmë gjaku./Arbresh.info
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...