Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e antidrogës në rajonin e Prishtinës ka ndërmarrë veprime operative në kuadër të rastit të koduar “Banakieri” me qëllim të luftimit të shpërndarjes së drogës në nivel rrugor.
Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në aktivitetet e shpërndarjes së substancave narkotike, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, arrestimet janë kryer në lagje të ndryshme të Kryeqytetit pas një pune hetimore disamujore.
“Gjatë kontrollit trupor dhe në lokacione të dyshuara janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në total janë konfiskuar rreth 626 gram marihuanë, një cigare e mbushur me të njëjtën substancë, para të gatshme dhe pajisje për matje dhe paketim. Vlera e tregut e substancës së konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 3,000 euro.”, bën të ditur policia.
Njësia e Forenzikës Rajonale ka dalë në vendin e ngjarjes për të dokumentuar dhe konfiskuar provat materiale.
Pas procedurave të nevojshme, të dyshuarit janë shoqëruar në zyrat e policisë për intervistim.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së narkotikëve, në veçanti atë në nivel rruge.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.”, njofton policia./Arbresh.info/

Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...