Një ditë pasi njoftoi për evakuimin e pesë shtetasve shqiptarë nga Izraeli pas përshkallëzimit të konfliktit me Iranin, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka dhënë një përditësim të situatës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hasani bëri të ditur se të pesë qytetarët shqiptarë kanë mbërritur të sigurt në Athinë në orët e para të mëngjesit.
“MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë. 3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë; njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri; ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj.“, njofton Hasani në rrjetin social Facebook./Arbresh.info
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend