Është fundi i rrugëtimit për Skype, pasi sot shënohet “dalja zyrtare” nga përdorimi e platformës legjendare të komunikimit.
Përdoruesit ekzistues të Skype mund të “migrojnë” në Microsoft Teams (falas) me kredencialet e tyre të Skype, kontaktet dhe historikun e bisedave që transferohen automatikisht në platformën e re, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, përdoruesit e Skype mund të eksportojnë të dhënat e tyre deri në janar 2026, pas së cilës ato do të fshihen përgjithmonë.
Arsyetimi zyrtar i Microsoft për mbylljen e Skype është “përmirësimi i ofertave tona falas të komunikimit për konsumatorët në mënyrë që të mund të përshtatemi më lehtë me nevojat e klientëve”.
Që nga fillimet e tij modeste në vitin 2003 dhe disa blerje të mëdha, përfshirë atë nga Microsoft në vitin 2011, Skype ishte një nga platformat më me ndikim të zërit mbi IP (VoIP) gjatë dy dekadave të fundit. /Telegrafi/
Nga klasat në bregdetin shqiptar – SBASHK shpërblen arsimtar...
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit Ardian Osmanit, i cili...
Irani pretendon se ka goditur qendrën e Mossadit
Gjykata lë në burg Erion Veliajn, SPAK paraqet prova të reja...
Osmani pritet me nderime ushtarake në Hungari
Guri ironizon Pecin për pushimet verore: Janë me kalu kohë m...