Rrëzimi për 6 orë i Facebook dhe i dy kompanive të tjera në varësi të saj, WhatsApp dhe Instagram, i ka shkaktuar humbje të mëdha financiare themeluesit Mark Zuckerberg.
Aksionet e tij humbën 4.8% të vlerës, duke i shkaktuar Zuckerberg një humbje prej 5.9 miliardë Dollarë. Pasuria e tij tashmë është 117 miliardë Dollarë në total. Mark Zuckerberg është personi i gjashtë më i pasur në botë, raporton Forbes.
Aksionet e Facebook pësuan rënie dhe besimi i investitorëve u dobësua nga mosfunksionimi që zgjati për 6 orë duke nxjerrë tërësisht jashtë funksionit në të gjithë botën rrjetet sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram.
Një gabim në konfigurimet e sistemeve të brendshme të rrjeteve sociale i kushtoi kompanisë dhjetra miliona Dollarë humbje.
Një ndërprerje të tillë, Facebook e pësoi në vitin 2019, kur rrjeti u mbyll për 14 orë. Por edhe pse gjatë viteve të fundit Facebook është përballur me shumë kritika, çuditërisht aksionet e kësaj kompanie janë provuar të qëndrueshme. /tvklan.al
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenland...
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shk...