Siç raportohet, versioni i ri beta 11.125 i Google Maps vjen me një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit e saj të përdorin lidhjen satelitore për të përditësuar vendndodhjen një herë në 15 minuta deri në pesë herë në ditë.
Kjo veçori thuhet të jetë e dobishme për zonat pa lidhje telefonike, pasi ndarja e vendndodhjes me të tjerët dhe gjetja e destinacioneve të ndryshme do të jetë e disponueshme me anë të satelitit.
Nëse vizitoni një vend ku interneti është i dobët ose nuk punon fare, atëherë hartat e reja satelitore do të fillojnë të funksionojnë dhe të ju ndihmojnë të arrini në destinacionin tuaj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Vetëm nuk duhet të harroni të aktivizoni veçorinë duke ndjekur këta hapa:
Fillimisht hapni Google Maps në tabletin ose telefonin tuaj;
Sigurohuni që jeni të lidhur me internet;
Kërkoni për një vend të caktuar;
Klikoni në vendin që dëshironi dhe shkarkoni hartën e tij;
Megjithatë, ky funksion ende nuk është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Android, andaj pritet që kompania të ofrojë detaje të tjera deri në prezantimin e saj.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...