Pritet të jetë dy herë më i fuqishëm dhe kompakt, se sa Toyota 86
Derisa po pritet në ankth se çfarë do të jetë Supra i ri, prodhuesi japonez Toyota po tregon kohë pas kohe detajet e makinës, që u krijua pas mijëra orë pune te mundimshme, transmeton Telegrafi. Tetsuya Tada që është shef i divizionit ku ko të prodhohet Supra, ka hedhur dritë mbi këtë kupe sportive.
“Qëndron në të njëjtin nivel me Lexus LFA, sa i përket lëvizjes së fuqishme që e realizon në qetësi maksimale. Mirëpo, ne nuk kemi përdorur aq shumë fibra karboni, për të mos pasur nevojë që t’ia rrisim çmimin. Gjë që ishte e vështirë të arrihet” ka thënë Tada.
Tjetër detaj interesant, është që “Supra do të ketë qendër më të ulët të gravitetit, duke bërë që të jetë shumë më komod për udhëtarë edhe kur lëvizë shpejtës, se sa modeli 86.” Kjo lë të kuptohet se kemi një makinë më të lirë, të fuqishme dhe komode, që duket shumë më ndryshe se sa modeli paraprak.
Këtë element, e kemi mësuar kur u prezantua në Goodwood Festival of Speed, por nuk mësuam edhe lajme shtesë. Deri në janar të vitit që vjen, kur pritet të prezantohet në Detroit, pritet që Toyota të zbulojë edhe shumë detaje nga kjo Supra. /Telegrafi/





Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...