Facebook dhe Twitter mund të mësojnë një sasi tronditëse informacioni rreth përdoruesve, edhe nëse ata nuk kanë llogari.
Studiuesit nga Universiteti i Vermontit zbuluan se këto platforma kanë nevojë vetëm për qasje në tetë nga kontaktet tuaja një herë në mënyrë që të marrin informacioni në lidhje me ju, transmeton lajmi.net.
Kjo vjen në kohën kur gjigandët e “Silicon Valley” përballen me një shqyrtim më të madh rreth praktikave të mbledhjes së të dhënave dhe nëse përdoruesit kanë kontroll të mjaftueshëm mbi informacionin e tyre privat.
“Ju nuk e kontrolloni privatësinë tuaj në platformat e mediave sociale”, tha Jim Bagrow, një matematikan në Universitetin e Vermontit, i cili udhëhoqi hulumtimin e botuar në revistën “Nature Human Behavior”.
Megjithëse studimi u përqëndrua në Twitter, të njëjtat informata mund të mblidheshin nga postimetnë mediat e tjera sociale, siç është edhe Facebook, duke u siguruar atyre qasje, tha Bagrow.
Ata gjetën se algoritmet mund të jenë në gjendje të konkludojnë me saktësi deri në 64 për qind se çfarë fjale një përdorues ka më shumë gjasa të shkruajë më pas, bazuar në atë që ai dhe njerëzit që ndërveproi më së shpeshti me atë kishin thënë më parë.
Nivelet e saktësisë ranë vetëm në tre për qind, pra 61 për qind, kur algoritmet u ushqyen me tekst të postuar vetëm nga miqtë, sipas studimit.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...