SpaceX, kompania e raketave të teknologjisë së lartë e sipërmarrësit Elon Musk, nisi të dielën me sukses katër astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, misioni i parë i plotë i NASA-s për dërgimin e një ekuipazhi në orbitë në bordin e një anijeje private.
Kapsula e re e kompanisë, Crew Dragon, e instaluar në majë të raketës Falcon-9, u nis në orën 19:27 sipas orës lokale nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Cape Canaveral të Floridës.
Udhëtimi prej 27 orësh për në stacionin hapësinor, 400 km mbi Tokë, ishte planifikuar fillimisht për të shtunën.
Por nisja u shty një ditë për shkak të motit me erë dhe me shi, në vazhdën e Stuhisë Tropikale Eta. Zyrtarët e NASA-s thanë se moti i keq do ta kishte vështirësuar rikthimin e raketës Falcon-9 në tokë për t’u ripërdorur.
NASA po e quan fluturimin e tanishëm si misioni i saj i parë “operacional” me një raketë dhe sistem për të cilët u deshën 10 vjet të ndërtoheshin.
Një fluturim provë i Crew Dragon në muajin gusht, me vetëm dy astronautë për në stacionin e hapësirës, shënoi për NASA-n misionin e parë hapësinor me njerëz të nisur nga territori amerikan pas një pauze prej 9 vjetësh.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...