Së fundmi Snapchat ka bërë të mundur që përdoruesit e tij të kenë mundësi t’i ruajnë fotot e tyre, për t’i ripublikuar më pas nëse dëshirojnë. Më parë fotoja që publikohej ndahej me të tjerët vetëm 24 orë dhe më pas në vend të fotos shfaqej një sfond i bardhë.
Tani aplikacioni ka sjellë një risi të re nga e cila përdoruesit do të kenë mundësi ta publikojnë më shumë se një herë foton e tyre të preferuar. Snapchat mund të kthehet tashmë si një aparat fotografik për ju, ku mund t’i ruani aty fotot tuaja.
Kompania e teknologjisë është e prirur të jetë më shumë se vetëm një aplikacion pas lundrimit në tregun e aksioneve. Evan Speigel, 26 vjeç, themelues i Snapchat, pesë vjet më parë, kohët e fundit u bë një miliarder në sajë të ofertës publike./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...