Adhuruesit e pajisjeve të Samsung-ut në gjithë botën do të kenë mundësinë që të shohin se si do të duket telefoni i ri Samsung Galaxy S8.
Megjithatë, kanë rrjedhë fotografi të këtij modeli të cilat do të paraqiten në treg në tri ngjyra: të zezë, të hirtë dhe të argjendtë.
Fotografitë e para të këtij telefoni të mençur qysh në janar i kishte zbuluar blogeri Evan Blas, ndërsa tash ka bërë të ditur edhe ngjyrat.
Ai po ashtu në Twitter ka shkruar se S8 në Evropë do të kushtojë 799 euro, derisa S8 Plus do të kushtojë 899 euro, transmeton KosovaPress.
Samsung telefonin e mençur do ta lansojë në ngjarjen speciale më 29 mars, ndërsa për blerës do të jetë i qasshëm nga data 21 prill.

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë