Kompania jugkoreane Samsung ka sjellë edhe dy monitorë C27H711 dhe C32H711 nga seria CH71, ndërsa ata karakterizohen nga paneli i lakuar VA.
Të dy monitorët ofrojnë rezolucion 2560 x 1440 (WQHD), mbështetje 8 bit për ngjyra, ndërsa madhësia e ekraneve janë 26.9″ (C27) dhe 31.5″ (C32). Monitorët kanë lakesë 1800R, ndërsa duke pasur parasysh se përdorin panel Samsung SVA, specifikat përfshijnë kontrastin statik 3000:1, kënde horizontale dhe vertikale të shikimit 178°/178°. Këtu është dhe ndriçimi i pasmë Quantum Dot LED, me 300 cd/m² ndriçim tipik, transmeton KosovaPress.
Freskimi i të dy monitorëve është 60Hz, ndërsa aty është edhe mbështetja për teknologjinë AMD FreeSync me një nivel më të lartë të freskimit (~72Hz).
Çmimet e monitorëve Samsung C27H711 dhe C32H711 ende nuk dihen./Arbresh.info/
E rëndë në Tiranë/ 60-vjeçari tenton të djegë veten me lëndë...
Bedri Hamza: Kosova pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë
Abdixhiku përmbylli tubimin e madh elektoral me mesazh: Le t...
Arrestohen 4 persona në veri, ushtruan presion ndaj një qyte...
Bellingham ndiqet nga klubet e mëdha angleze
Abdixhiku: Jemi një ditë dhe votë larg pagave më të larta në...