Parler, platforma e mediave sociale e favorizuar nga krahu i djathtë në Shtetet e Bashkuara, ka pushuar nga puna CEO-në e tyre, John Matze.
Matze konfirmoi pushimin nga puna përmes një mesazhi të Reuters.
“Në janar 29, 2021, bordi i Parler i kontrolluar nga Rebekah Mercer vendosi që menjëherë të përfundojë pozicionin tim si CEO i Parler. Unë nuk kam marrë pjesë në këtë vendim,” tha Matze në një memo të dërguar stafit të Parler, raportuar fillimisht nga Fox News trasnmeton arbresh.info.
Kompania nuk ka dhënë një përgjigje pas kërkesave për një koment.
Parler, e cila është themeluar në vitin 2018, e ka modeluar veten si një hapësirë “e drejtuar nga fjala e lirë”.
Platforma pa një rritje me përdoruesit konzervativë të cilët janë të frustruar me shumë platforma, si Twitter dhe Facebook, të cilat gjithnjë e më shumë shfaqin gënjeshtra dhe dezinformata.
Rrjeti social i cili i përngjan Twitter, emrin e merr nga folja franceze që do të thotë “të flasësh”. Parler thotë që ka më shumë se 10milion përdorues.
Këtë muaj, ligjvënësit në Shtetet e Bashkuara kërkuan nga FBI të hetoj rolin e Parler në lehtësimin dhe planifikimin e sulmit në kryeqytetin e SHBA./arbresh.info/
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...
Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e grada...
Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në...
Osmani: Sonte rikthyem një besim se Kosova mund të udhëhiqet...