Nëse jeni mësuar të shihni aktivitetin e miqve tuaj (çfarë pëlqejnë, ku komentojnë, kë ndjekin), na vjen keq t’ju themi se nuk do të mund ta bëni më. Instagrami i ndryshoi sërish rregullat dhe kësaj radhe vendosi të heqë opsionin “Following”, ku mund të shihje aktivitetin e njerëzve që ndiqje. Në disa përdorues opsioni është zhdukur, ndërsa tek ata që ekziston akoma, do të hiqet shumë shpejt, transmeton Revista Class.
Ky opsion u shtua në vitin 2011 dhe para se të shtohej “Explore”, ai ishte e vetmja mundësi ku njerëzit mund të zbulonin postime e llogari të reja, falë gjërave që pëlqenin miqtë e tyre. Megjithatë, “Following” nuk ishte aq i përdorur nga njerëzit sa mund ta kishim imagjinuar. Një përfaqësues i Instagramit është shprehur për Buzzfeed se jo vetëm që nuk përdorej shumë si opsion, por shumë njerëz nuk e kishin idenë që ekzistonte.
Kompania dëshiron që Instagrami të jetë një rrjet social i thjeshtë dhe të shmangë ekspozimin e tepërt të aktivitetit të secilit përdorues, për këtë arsye “Following” u hoq si opsion.

Arrestohet në ShBA Sokol Hoxha, i dënuar për vrasjen e tre p...
E kryer, Maresca do të jetë pasuesi i Guardiolës tek Man Cit...
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...