Prodhuesi holandez Pal-V International, e ka prezantuar në Geneva Motor Show 2018, versionin e makinës fluturuese, që është e gatshme të hyjë në prodhim.
Personal Air and Land Vehicle apo Pal-V, që mund të arrijë 180 kilometra në orë, gjatë lëvizjes në rrugë dhe derisa fluturon në qiell, do të kushtojë rreth gjysmë milioni euro, transmeton Telegrafi.
Makina i ka tri rrotë dhe në të mund të ulen dy persona, është legale dhe mund të lëvizë nëpër Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Është e ndërtuar nga fibra e karbonit, titani dhe alumini, ndërsa peshon 680 kilogramë.
Për të nisur fluturimin i duhet pista prej 165 metrave, teksa për aterrim i nevojiten vetëm 30 metra. Pas gjashtë vitesh testimesh, PAL-V më në fund është gati për prodhim dhe mund të jetë makina e parë fluturuese në botë.
Gjatë vitit që vjen, kompania pret t’i punojë 50 deri në 100 njësi, teksa gjatë 2020-ës edhe disa më shumë. /Telegrafi/



Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN