Për herë të parë në histori, Kosova po përfaqësohet në Garën Botërore të Robotikës në Guangzhou, Kinë nga të rinjtë pjesëmarrës të projektit Kosova Makers League – KML Open.
Kosova Makers League është projekt që implementohet nga Fondacioni BONEVET dhe ka për qëllim avancimin e njohurive teknologjike tek nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme.
Kjo duke organizuar garë të robotikës, në të cilën fëmijët përmes përdorimit të robotëve mBot, zhvillojnë aftësitë e tyre të buta si dhe inspirohen të bëhen liderët e ardhshëm të vendit tonë.
Këtë vit në Kinë, Kosovën po e përfaqësojnë fëmijët nga “Qendra e Inovacionit Gracanica” në Graçanicë, që ishin pjesëmarrës në sezonit të parë të Garës së Robotikës në Kosovë, dhe patën sukses të lartë në Garën
Regjionale të Robotikës në Zagreb, Kroaci. Të shoqëruar nga dy pjesëtarë të stafit të Kosova Makers League si dhe mentorët e tyre, fëmijët kosovar po arrijnë të përfaqësojnë Kosovën në një ngjarje botërore të rëndësisë së tillë për edukim dhe teknologji, ku ka pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Stafi i KML-së dhe BONEVET-it, përgëzojnë ekipën nga Graçanica për këtë arritje të madhe dhe i urojnë fat në garë./kosovamakers.net
Real Madridi sytë nga mbrojtësi i Chelseas
Blinken: Milorad Dodik – në rrugën autoritare të Putinit
Presidenti austriak në Shkup: Mos humbni kohë, ndryshoni Kus...
Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres...
Kthehen përkohësisht temperaturat e ngrohta, ky është parash...
Çeku: Mund edhe të bëhet Zajednica, por menjëherë shkon në K...