Për herë të parë BE ka gjobitur me 1.8 miliardë euro kompaninë e njohur Apple, për shkak të një hetimi mbi pretendimet se përjashtoi konkurrentët e saj të transmetimit të muzikës, përfshirë Spotify Technology SA, nga platformat e saj.
Sipas Bloomberg, Komisioni Evropian urdhëroi gjithashtu kompaninë me bazë në Cupertino të Kalifornisë që të ndalojë parandalimin e aplikacioneve të transmetimit të muzikës nga njoftimi i përdoruesve për ofertat më të lira përtej App Store të Apple. Kjo gjobë më e madhe se sa pritej është e para që i është shqiptuar Apple nga BE-ja.
Pas kësaj, aksionet ranë 1.5% në tregtimin para tregut në Nju Jork, ndërsa kompania ka apeluar vendimin.
“Për një dekadë, Apple ka abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg në shpërndarjen e aplikacioneve të transmetimit të muzikës përmes App Store”, tha shefja e Komisionit Antitrust të BE-së, Margrethe Vestager.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira