Nuk duket se është e largët dita kur makinat pa shofer do të zotërojnë rrugët. Një pikë referimi për një lëvizje të automatizuar më të mirë të këtyre makinave në rrugë për shkencëtarët është edhe aftësia e peshqve për të notuar në grup.
“Një makinë e vetme pa shofer është diçka, por lëvizja e tyre në grup është diçka tjetër”, thotë Trevor Worthington zv/presidenti i FORD për Azinë.
Sipas tij e rëndësishme është informacioni që këto makina shkëmbejnë me njëra-tjetrën.
“Nëse unë jam me makinë në rrugë, unë nuk e di nëse përpara meje është një qen apo një person. Por nëse një makinë tjetër ka një pamje më të mirë dhe e di që është një qen, atëherë me informacionin që ajo përcjell tek makina ime do të shmanget aksidenti”, thekson ai.
Kina po synon që brenda 4 viteve të zhvillojë teknologjinë super të shpejtë 5G, e cila do të ndihmojë për një komunikim më të mirë mes makinave dhe ky shteti mund të jetë edhe “djepi” për zhvillimin e teknologjisë së re,transmeton arbresh.info
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...
Tahiri kërkon ulje të tarifave të rrymës: Pas zgjedhjeve çmi...
E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet ...