Në shekullin e kaluar, makina fluturuese, ishte vetëm një mendim i fantashkencës, ndërsa kjo makinë shumë shpejt do të jetë realitet i përditshmërisë së qytetarëve të botës.
Shumë kompani kanë bërë projekte konkrete në sjelljen e veturës fluturuese, e cila mund të njihet si një gjysmë veturë, gjysmë aeroplan, apo gjysmë helikopter.
Projekti i veturës TF-X i publikuar në vitin 2015, vazhdon të jetë njëri nga projektet e veturave hibride të së ardhmes, pasi është një veturë shumë praktike, e cila ka hapësirë për 4 persona, mund të vozitet në çdo rrugë, ku mund të voziten të gjitha veturat, mund të parkohet në çdo garazh.
Mënyra e fluturimit të saj, është shumë e përshtatshme fal dy helikave të lëvizshme të saj, duke i ofruar shoferit një komoditet gjatë ngasjes së veturës-aeroplan.
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN
Kurti: Dekada i takon qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje