Prodhuesi i automobilave luksozë, Jaguar Land Rover, ka thyer edhe një rekord, duke shitur më shumë se 600.000 automobila në 12 muajt e fundit, që paraqet rritje prej 16 për qind në nivel vjetor.
Rritja më e madhe në vitin e kaluar e grupit Jaguar Land Rover është shënuar në Kinë me 32%, Amerikën Veriore 24%, Britani të Madhe 16% dhe Evropë 13%. Arsyeja kryesore e rritjes së shitjes është vendosja e crossover F-Pace, i cili është më së shumti meritor për rritjen e shitjes gjatë vitit të kaluar fiskal.
Land Rover në mars prezantoi modelin e ri Velar, si edhe një anëtar i familjes Range Rover. Ky automobil është i pozicionuar ndërmjet modeleve Evoque dhe Range Rover Sport./Arbresh.info/

Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...