Shefi i dizajnit pranë Apple, Jonathan Ive, tha se Apple po shikonte nga e ardhmja me vendimin për të eliminuar butonin fizike Home.
Flagshipi më i fundit i Apple, iPhone X, është një prej shpikjeve më të mëdha të 2017-ës sipas listës së 25 shpikjeve të vitit publikuar nga TIME.
Telefoni i cili doli në shitje më 3 Nëntor, sjell një dizajn radikal në iPhone, një lëvizje e cila nuk është parë që nga 2007-ta kur ka debutuar modeli i parë.
iPhone X nuk ka një buton fizik dhe ndërveprimi i përdoruesit bazohet i gjithi në gjestet në ekran. Ai ka një teknologji kamerash të pashoq dhe identifikim biometrik të gjeneratës së re të cilën Apple e quan Face ID.
Shefi i dizajnit pranë Apple, Jonathan Ive, tha se Apple po shikonte nga e ardhmja me vendimin për të eliminuar butonin fizike Home.
Ive tha se rritja e fuqisë dhe inovacionet e reja kanë pasoja financiare për blerësit e telefonit.
Bazuar në parashikimet, kërkesa për iPhone X raportohet të ketë qenë hit. Telefoni mori në terësi vlerësime pozitive pavarësisht disa problemeve të vogla.
iPhone X është një prej 25 produkteve që u konsideruan si shpikjet e vitit. Mund të përmendim robotin Jobo, akulloren Halo Top, këpucët 3D të printura Adidas, Tesla Model, Nintendo Switch dhe fidget spinner-at.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh