Instagram po teston një opsion “mos pëlqe” për të shprehur pakënaqësi ndaj komenteve. Butoni do të funksionojë vetëm për komentet, jo për përmbajtjen. Platforma po e teston për postimet në Reels e Feed.
Por shefi i Instagram Adam Mosseri qartëson se nuk do të shfaqet një numër për mospëlqimet por do të ndikojë në renditjen e komenteve.
“Kjo do t’u japë njerëzve një mënyrë më private për të sinjalizuar se komenti nuk i bën të ndihen mirë. Ne shpresojmë që kjo do të ndihmojë që komentet të jenë më dashamirëse”.
Një zëdhënës i Meta është shprehur për TechCrunch se qëllimi është përmirësimi i komenteve, duke theksuar deklaratën e Mosseri. Opsioni është në fazë prove ndaj butoni është i disponueshëm për një grup të vogël njerëzish. Gjatë procesit, mund të zgjerohet.
Muajt e fundit, Instagram ka njoftuar disa risi si aplikacioni Edits që i përngjan CapCut, zgjatjes së videove Reels në tri minuta dhe ndryshimin e përmasave të postimeve./tvklan.al
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...