Sot Apple do të zhvilloj ngjarjen vjetore të fundit të vitit. Shumë njerëz presin që formacioni i ri i iPhone për 2018 të debutojë në këtë event. Deri më tani, kemi parë dhe dëgjuar shumë gjëra, por rrjedhjet kanë qenë relativisht të zbehta këtë vit, krahasuar me vitet e mëparshme.
Tani jemi më pak se 24 orë larg nga fillimi i ngjarjes, por duket sikur disa rrjedhje të minutës së fundit na japin një vështrim më të afërt në iPhone Xs.

Megjithëse kjo nuk është hera e parë që po shohim një paraqitje të shkurtër të iPhone Xs, imazhet e reja që janë zbuluar na japin një vështrim të plotë të një njësie aktuale. Imazhet nuk janë nga një burim zyrtar, kësaj here vijnë nga një llogari në Weibo. Por nëse fotot janë autentike, mund të vërehet se iPhone Xs duket mjaft i ngjashëm me iPhone X të vitit të kaluar.

Përveç iPhone, Apple gjithashtu mund të zbulojë iPad të ri, një Apple Watch dhe MacBook. Qëndroni të kyçur në Telegrafi për të parë pajisjet aktuale që do të sjell Apple në ngjarjen e sotme. /Telegrafi/
Dyshohet se djali e goditi me mjet të fortë dhe e mbylli bab...
Sulm me thikë në një shkollë të mesme në ShBA: Plagosen 5 nx...
Vrau të bijën një vit më parë në Shqipëri, Prokuroria e Tira...
Mbi 170 punëtorë vdiqën në vendin e punës që nga viti 2018 n...
“BE-ja është bekim për ne”, Rama intervistë për ANSA-n: Kur ...
Hyn në fuqi marrëveshja, sërish lëvizje e lirë kufitare mes ...