Një i lënduar nga përplasja e dy kamionëve në aksin Gjilan-Kamenicë, bllokohet njëra korsi e rrugës

Foto nga TV Kamenica

Foto nga TV Kamenica

13:51 | 29 Prill 2026
R J

Një aksident është regjistruar të mërkurën rreth orës 12:24 në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, ku janë përfshirë dy kamionë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, se një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor.

Sipas Osmanit, aktualisht njëra korsi e rrugës është e bllokuar për qarkullim të automjeteve si pasojë e aksidentit.

“Njësitet policore dhe ekipet relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lirimin e rrugës për qarkullim”, tha ai.