Pacolli: Në disa raste, duket sikur Kosovës nuk i duhen më armiq të jashtëm — mjaftojnë gabimet dhe qasja e politikanëve të saj

13:53 | 29 Prill 2026
E.G

Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka reaguar me një status kritik ndaj zhvillimeve politike në vend, duke thënë se dëmi më i madh ndaj Kosovës po vjen nga vetë politika vendore.

Pacolli ka shkruar se, edhe sikur në “qendrat më armiqësore ndaj Republikës së Kosovës” të hartohej një strategji për ta dëmtuar vendin, vështirë se do të prodhohej diçka më e dëmshme sesa ajo që po ndodh sot nga brenda.

Ai ka shtuar se në disa raste Kosovës nuk i duhen më armiq të jashtëm, pasi sipas tij mjaftojnë gabimet dhe qasja e politikanëve të saj.

Tutje, Pacolli ka bërë të ditur se këtë mendim ia ka shprehur një “mendimtar i pjekur nga Kosova”, duke theksuar se beson se në thelb ky vlerësim qëndron i vërtetë.

Postimi i plotë:

Sikur në qendrat më armiqësore ndaj Republikës së Kosovës të hartohej një strategji për ta dëmtuar vendin, vështirë se do të dilte diçka më e dëmshme sesa ajo që po prodhon sot vetë politika vendore. Në disa raste, duket sikur Kosovës nuk i duhen më armiq të jashtëm — mjaftojnë gabimet dhe qasja e politikanëve të saj. Këtë mendim ma shprehu një mendimtar i pjekur nga Kosova, dhe besoj se në thelb qëndron i vërtetë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale