Komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për Drejtësi dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Vera Jourova, kërkoi nga menaxhimi i kompanisë Facebook të prononcohet nëse ka patur keqpërdorim të të dhënave personale të përdoruesve evropianë të cilët janë mbledhur në mënyrë të pakontrolluar.
Jourova për gazetën gjermane Bild dam Sonntag, përcjell Telegrafi, deklaroi se një abuzim i tillë i të dhënave personale është absolutisht i papranueshëm.
Ajo shtoi se ky skandal është edhe një paralajmërim i llojit të vet për përdoruesit e rrjeteve sociale që të marrin në konsideratë mbrojtjen e të dhënave personale. Kërkesën me shkrim për t’u prononcuar, Jurova do t’ia nisë nesër Drejtoreshës Ekzekutive të Facebook-ut, Sheryl Sondberg.
Facebook kohën e fundit është gjetur në qendër të një skandali që përfshin përdorimin e të dhënave personale të rreth 50 milionë përdoruesve të rrjetit social të cilin e ka marrë Cambridge Analytics.
Skandalin për gazetën The Guardian, e zbulloi një ish bashkë-themelues i Cambridge Analytics, e cila në vitin 2016 ka punuar për fushatën zgjedhore të Presidentit amerikan, Donald Trump. Kompanitë janë akuzuar për mbledhjen e të dhënave në mënyrë të paligjshme nën maskën e një aplikacioni mashtrues. /Telegrafi/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron