Google ka përditësuar faqen e ndihmës për “Historinë e Vendndodhjes” për të pranuar faktin se kompania vazhdon të gjurmojë njerëzit që përdorin shërbimet e saj si Google Maps, sipas një raporti të “Associated Press”.
Faqja e ndihmës për cilësimet e “Historikut të Vendndodhjes” është përditësuar për të sqaruar se “Ky cilësim nuk ndikon në shërbimet e tjera të vendndodhjes në pajisjen tuaj” dhe se “disa të dhëna të vendndodhjes mund të ruhen si pjesë e aktivitetit tuaj në të tjera shërbime, si Kërkimi dhe Hartat”.
“Associated Press” kishte raportuar më parë se Google po gjurmonte ende përdoruesit të cilët kishin çaktivizuar funksionin e “Historisë së Vendndodhjes”, duke vënë në dukje se ndërsa kompania kishte pretenduar fillimisht se “me historikun e vendndodhjes, vendet ku shkoni nuk janë më të ruajtura”, po ndodhte që Google nuk po i shtonte lokacionet dhe lëvizjet e përdoruesve në funksionin e saj kohor, por kompania po gjurmonte ende përdoruesit përmes mjeteve të tjera.
Asgjë nuk ka ndryshuar, përveç gjuhës së përditësuar në faqen e ndihmës që tani pasqyron më saktësisht se çfarë po ndodh.
Por, ndërkohë që ndryshimi i Historikut të Vendndodhjes nuk do ta ndalojë Google nga ndjekja juaj, përdoruesit mund ta fikin atë duke e çaktivizuar opsionin “Aktiviteti i Uebit dhe Aplikacionit” (i cili është aktivizuar nga “default”)./TCH
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin
Putin: Kievi nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territori...
Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkenc...
Rama për Politico: Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvj...
Haradinaj: Amerika rikonfirmon mbështetjen e fuqishme për Ko...