Kur shfletoni rrjetet sociale s’ka si të mos ju ketë shpëtuar trendi i fundit fotot Ghibli. Trendi i çuditshëm u kthye në një fenomen të platformave online duke përfshirë të famshëm, personalitete të njohur nga rrjetet sociale por edhe përdoruesit e zakonshëm.
Ngado mund të shihen fotot e ripostuara në një version tjetër dhe në fjalinë shoqëruese (ose jo), mund të gjeni fjalën “Ghibli”.
Por çfarë është Ghibli dhe pse janë fiksuar të gjithë pas risisë së ChatGPT?
Në thelb, fotot Ghibli bazohen te stili i famshëm i Studio Ghibli. Për ata që s’e njohin, Studio Ghibli është një studio e famshme animacioni japoneze që njihet për filmat si “Spirited Away”, “My Neighbour Totoro” etj. Stili i tyre është i lehtë për t’u dalluar sepse ka ngjyra të ëmbla, personazhe lozonjarë dhe skena të magjishme.
Pasi OpenAI prezantoi një gjenerues të ri imazhesh, përdoruesit kuptuan që mund të realizonin foto me cilësi të lartë pa filtra të drejtash autorësie.
Sigurrisht që ka disa probleme të vogla si ndonjë detaj në sfond apo gishtat shfaqen topolakë, por përgjithësisht është e vështirë ta dallosh imazhin e Inteligjencës Artificiale nga e vërteta.
Përdoruesit kanë eksperiementuar me personazhe të ndryshëm si “Rick and Morty” apo “The Simpsons”, por Studio Ghibli u kthye në trend.
Ndryshe nga animacionet me teknologji të lartë, Ghibli mbështetet te animacioni i vizatuar me dorë. Ngjyrat e zbehta dhe thjeshtësia duken kaq të ngrohta dhe nxisin një ndjenjë nostalgjie.
Të gjithë po eksperimentojnë me trendin, madje disa kompani janë duke e përdorur si ide marketingu. Ghibli ka frymëzuar meme të reja, imazhe të shkëputura nga filmat që janë ndryshuar, momente të ndryshme gazmore në rrjetet sociale, por pjesa më e madhe thjesht dëshirojnë të Ghibli-fikojnë fotot e tyre./tvklan.al
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...
BE-ja miraton kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Komisioni për Persona të Zhdukur sot flet rreth gërmimeve pë...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira