Facebook publikoi një përditësim në aplikacionin popullor të komunikimit Messenger. Rrjeti social thotë se ndryshime e reja synojnë ta bëjnë më të lehtë komunikimin mes përdoruesve, miqve të tyre dhe madje bizneseve.
Përditësimi përmban seksione të reja për të parë mesazhet, miqtë aktualisht online në Messenger dhe grupet. Në fund të ndërfaqes së aplikacionit janë seksionet People, Calls dhe Games.
Kur në një prej fushave ka një aktivitet menjëherë do të shfaqet një pikë e kuqe. Përdoruesit do të vënë re gjithashtu pika jeshile ngjitur me përdoruesit që janë online.
Përditësimi do të jetë i disponueshëm në Android dhe iOS që nga kjo javë. 1 miliard përdoruesit e Messenger tani do e kenë më të lehtë fillimin e bisedave me miqtë por edhe bizneset.
Muajin e kaluar në konferencën F8 Facebook tha se do të zgjerojë kapacitetet e platformës së robotëve në Messenger.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...