SpaceX Starship ka kryer provën e fundit të fluturimit në lartësi të madhe, duke rezultuar në një shpërthim në ulje.
Prototipi Starship SN9 u nis nga objekti SpaceX’s Boca Chica në Texas të martën, duke arritur një lartësi rreth 10km para se të fillonte zbritjen në tokë.
Para se të arrinte panelin e uljes ajo kreu një manovër komplekse të uljes por dështoi të rregullohej si duhet dhe u përplas në atë panel, raporton The Indipendent.

Një provë tjetër e fluturimit dhe zbritjes për prototipin Starship pritet në të ardhmen e afërt, me SN10 tanimë të lokalizuar në një panel lansimi të afërt.
CEO i SpaceX, Elon Musk, më parë deklaroi që shpreson që do të prodhoj deri në 100 Starships çdo vit, secila e aftë të bartë deri në 100 njerëz.
Testi i të martës ishte vetëm testi i dytë madhor i fluturimit në lartësi i anijeve Starship, edhe pse arriti nisjen dhe një zbritje të kontrolluar, ulja nuk nuk ishte një tentativë po aç e mirë sa ajo e SN8.

Kjo pengesë vështirë se do ta pengoj Zt. Musk, i cili vitin e kaluar e bëri zhvillimin e Starship SpaceX “top prioritet”./arbresh.info/
Tragjedi në Austri: Vdesin tre skiatorë, u bllokuan nga orte...
Pamje nga momenti kur Altin Ndoci dërgohet drejt spitalit pa...
Rusia dënon kërcënimet e SHBA ndaj Iranit
Mbi 300 kërkesa për kompensim të dëmeve nga vërshimet në Kom...
Mbyllet ura në segmentin e rrugës Drenas-Shtrubullovë-Krajko...
Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi