Disa negociata janë duke u zhvilluar midis CEO-s së Tesla-s, Elon Musk dhe studentit 19-vjeçar nga Florida, Jack Sweeney, për të eliminuar një llogari në Twitter që ndjek si hije lëvizjet e avionit të Musk.
Miliarderi fillimisht u përpoq ta ndalonte djalin duke i folur. Por asgjë nuk ndryshoi. Kështu Musk vendosi të kalonte në oferta me para: 5000 dollarë për të fshirë llogarinë që gjurmon avionin e tij privat. Por Sweeney u përgjigj: Dua 50,000!
CNN raporto se Sweeney ka mbi 150 mijë ndjekës dhe përmes llogarisë së tij në Twitter, ElonJet, monitoron fluturimet e Musk dhe raporton se kur dhe ku ngrihet ose ulet avioni dhe kohëzgjatjen e çdo udhëtimi.
Studenti i ri i Universitetit të Floridës Qendrore ka një sërë llogarish të tjera që ndjekin udhëtimet e personaliteteve të larta, duke përfshirë Bill Gates dhe Jeff Bezos.
Mesazhi i parë i Musk drejtuar të riut daton më 30 nëntor: “A mund ta heqësh?” e pyeti Musk Sweeney. “Është një rrezik sigurie”. CEO i Tesla dhe SpaceX përfundimisht i ofroi atij 5,000 dollarë, por Sweeney u përgjigj duke i kërkuar 50,000 dollarë. Topi tani është kthyer në duart e Musk./gshqip/
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...