Dropbox, një kompani e shquar në ofrimin e shërbimeve cloud dhe një prej ish-unikornëve më të vlerësuar teknologjikë, ka nisur përgatitjet për daljen në bursë e cila e vlerëson 30% më pak sesa vlente katër vite më parë.
Kompania shpreson të shesë aksionet mes 16-18 dollarë secilën. Kështu kompania do të vlerësohej mes 7 deri në 7.9 miliardë dollarë, shumë më pak sesa vlera prej 10 miliardë dollarësh që arriti në 2014-ën.
Pavarësisht tkurrjes së aseteve, Dropbox ende pritet të lërë gjurmë me daljen në bursë.
Ajo vjen një vit pas daljes së Snapchat. Gjithashtu shërben si një indikator i etjes së tregut për kompanitë teknologjike të Luginës së Silikonit ndërsa Spotify dhe Uber pritet të ndjekin fatin e Dropbox këtë vit.
Vitin e kaluar Dropbox raportonte 1.1 miliardë dollarë të ardhura, një rritje me 31% krahasuar me një vit më parë.
Kompania përballet me konkurrencën e egër të Apple, Amazon, Microsoft dhe Google. Dropbox thotë se ka 500 milion përdorues të regjistruar nga 180 shtete, ku 11 milion paguajnë për shërbimet cloud të kompanisë. /CIO Albanian
Të shtëna me armë në një fshat të Klinës, raportohet për një...
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...