Një adoleshent nga Australia është deklaruar fajtor për piraterinë në rrjetin e Apple dhe shkarkimin e dosjeve të tij të brendshme, sipas raporteve.
16-vjeçari hyri në sistemin e gjigandit Apple shumë herë gjatë një viti nga shtëpia e tij periferike në Melburn.
Ai thotë se i ka ruajtur dokumentet në një dosje të quajtur ” hacky hack hack”.
Apple insiston që asnjë informacion i klientëve nuk është komprometuar.
Por ‘The Age’ raporton se djali kishte pasur qasje në llogaritë e klientëve.
Sipas deklaratave të bëra në gjykatë, gjigandi i smartphone-ve kontaktoi me FBI-në kur u kuptuan ndërhyrjen në rrjet dhe çështja iu referua Policisë Federale Australiane (AFP).
Kur AFP kontrolloi në shtëpinë e djalit zbuloi dy laptopë me numra serie që përputheshin me ato të pajisjeve që kishin hyrë në sistem. Policia konfiskoi gjithashtu një telefon celular dhe një hard drive.
Sipas raportimeve ai kishte hakuar Apple pasi ishte adhurues i kompanisë dhe ëndërronte të punonte atje.
Avokati i tij mbrojtës tha se ai ishte bërë shumë i njohur në bashkësinë ndërkombëtare të piraterisë.
Emri i djalit nuk është bërë publik për arsye ligjore. Ai do të dënohet më 20 shtator.
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...
Nagavci përgjigjet pasi LDK e propozoi Osmanin për president...
Emrat për Bordin e AKP-së, Kadrijaj: Veç a ju shërbejnë juve...
Emërohen drejtorët e bordit të AKP-së, pa votat e opozitës
Modricit i nevojitet operimi, pas lëndimit të pësuar mbrëmë ...