Samsung së shpejti do të publikojë modelin e ri nga seria e tij e popullarizuar J.
Ky do të jetë telefoni që do të mbajë emrin Samsung Galaxy J5 (2017), i cili ka marrë certifikatën WiFi Alliance (WFA), dhe po ashtu ishte edhe në listimin në benchmark. Megjithatë, kësaj radhe kanë rrjedhë disa fotografi.
Sa i përket specifikave, benchmark listing na tregon se do të arrijë me çip-setin e fuqishëm Exynos 7870 dhe do të ketë 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.
Për momentin e dimë se telefoni i ardhshëm do të ketë kamerë të pasme prej 12 megapiksel dhe sistem operativ Android 7.0 Nougat.
Aktualisht, nuk ka informata për datën e publikimit të telefonit dhe as për çmimet.
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”
Kapet në Mal të Zi, 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqip...