Click Speed Test është një aplikacion i krijuar nga një programer kosovar i ri në moshë.
Gjatë vetëm pesë sekondave, përdoruesve të këtij aplikacioni mjaftë atraktiv iu kërkohet të klikojnë sa më shpejtë që është e mundur ekranin në një hapësirë të kufizuar me ngjyrë blu duke testuar kështu shpejtësinë e tyre në gishta, shkruan portali arbresh.info.
Labeat Matoshi, student i vitit të dytë në Shkenca Kompjuterike, ka arritur të krijojë një aplikacion të thjeshtë brenda një kohe të shkurtër, por që duket mjaftë tërheqës. I riu nga Prishtina, që është duke marrë hapat e parë në fushën e informatikës, synon të përditësoj vazhdimit aplikacionin për të sjell edhe funksione dhe veçori të reja.
Edhe pse është në versionet e para të zhvillimit, aplikacioni ka arritur të vlerësohet dukshëm në dyqanin e gjigantit Google, Play Store, ku ka marrë notën 4.9 nga ajo maksimale 5.0.
Click Speed Test aktualisht është në dispozicion vetëm për platformën Android. Aplikacioni mund të shkarkohet në të gjithë telefonat që posedojnë version më të ri se Android 4.2 Jelly Bean./arbresh.info
Linku për shkarkim: Click Speed Test
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...