Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka njoftuar planet për ndalimin e aksesit në mediat sociale për përdoruesit nën moshën 16 vjeç, duke e cilësuar këtë si një hap të madh për mbrojtjen e fëmijëve dhe shëndetin e tyre mendor.
Sipas deklaratës së bërë në Downing Street, Starmer tha se mediat sociale po ndikojnë negativisht tek të rinjtë, duke rritur rastet e ngacmimit online dhe duke dëmtuar mirëqenien e tyre psikologjike.
“Mediat sociale i bëjnë fëmijët të pakënaqur, ua bëjnë më të lehtë ngacmuesve t’i abuzojnë dhe mund të dëmtojnë shëndetin e tyre mendor,” u shpreh ai, duke theksuar se masa e propozuar shkon edhe më tej se rregulloret ekzistuese në vende të tjera.
Plani parashikon ndalimin e përdorimit të platformave kryesore të rrjeteve sociale për nën-16-vjeçarët, si dhe kufizime të reja për aplikacionet dhe shërbimet online, përfshirë reduktimin e mundësisë për komunikim me persona të panjohur në disa platforma digjitale.
Starmer theksoi se, pavarësisht kostove dhe sfidave, qeveria beson se vendimi është i domosdoshëm. “Qeverisja ka të bëjë me zgjedhje, dhe për mua është e qartë se ky është vendimi i duhur,” tha ai.
Ai shtoi se ligji do të trajtohet si pjesë e një ndryshimi më të gjerë shoqëror, duke synuar të rrisë sigurinë e fëmijëve në internet dhe t’u japë prindërve më shumë kontroll mbi përdorimin e teknologjisë nga fëmijët e tyre.
Qeveria britanike planifikon që projektligji të miratohet deri në fund të vitit, ndërsa zbatimi i tij pritet të nisë në pranverën e ardhshme.
Starmer gjithashtu u shpreh se masa nuk është kundër teknologjisë apo inovacionit, por për një përdorim më të sigurt të saj. Sipas tij, rreth 90% e prindërve mbështesin vendosjen e kufirit të moshës në 16 vjeç, sipas një sondazhi të qeverisë britanike mbi përdorimin e botës digjitale nga të rinjtë.
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë
Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Lig...