Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e tetë të festivalit “Mitrovica Guitar Days”, i cili po mbahet në Mitrovicë dhe ka mbledhur artistë dhe kitaristë të njohur ndërkombëtarë.
Para të pranishmëve, Kurti theksoi se ky festival tashmë është shndërruar në një pikë të rëndësishme takimi për artistë, studentë dhe adhurues të muzikës nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, njofton zyra për informim e Kryeministrit, shkruan Arbresh.info.
“Festivali nuk është vetëm një seri koncertesh. Ai është një investim në edukimin estetik, në zhvillimin e të rinjve dhe në promovimin e Kosovës si një vend që vlerëson kulturën, talentin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Çdo student që mori pjesë në masterklasa, çdo garues që u ngjit në skenë dhe çdo i ri që u frymëzua nga këto ditë muzike, është pjesë e suksesit të këtij festivali”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se Kosova ka nevojë për më shumë ngjarje të tilla kulturore, duke theksuar se arti dhe kultura janë ndër ambasadorët më të mirë të vendit.
Festivali “Mitrovica Guitar Days” vazhdon të sjellë në Kosovë artistë të njohur ndërkombëtarë, duke kontribuar në zhvillimin e skenës muzikore dhe promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare./Arbresh.info

Bordi i SHSKUK-së: Mbledhjet do të zhvillohen me dyer të mby...
Ligji uli dallimet në çmimet e barnave, por zbatimi nxori sf...
Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – ...
Rama: Vazhdojnë punimet në rrugën “Bajram Bahtiri”
Emergjenca e QKUK-së ofroi 992 shërbime mjekësore gjatë fund...
Pacolli: Identifikimi i dy varrezave masive në veri dëshmon ...