I riu, Fatjon Gashi, ka nderuar me një dhuratë deputeten e zgjedhur të PDK-së, Sala Jasharin, duke krijuar me copëza të imëta letre figurat e Nënës Salë dhe gjyshit Hamit.
Jashari theksoi se ky punim u realizua nga dora e një të riu, i cili, sipas saj, në çdo ngjarje të rëndësishme historike e heroike ka dhuruar art në nderim të historisë.
“Fatjoni Gashi, autori i kësaj vepre, mua dhe axhën na nderoi me këtë dhuratë të veçantë, kushtuar heronjëve të familjes sonë. Ai më tregoi se sa herë që mendja dhe duart e tij janë të angazhuara në një krijim të ri kushtuar luftës sonë, emocionet janë të pashmangshme, sepse, siç tha edhe vetë ai, ajo mbetet ende një plagë e hapur”, ka shkruar ajo në Facebook.
Deputetja e zgjedhur shtoi se përkushtimi dhe disiplina e Fatjon Gashit ndaj artit dhe koha që ia kushton krijimtarisë jashtë shkollës janë vërtet motivim për të.
“Jam shumë e lumtur që kemi talente të tilla në Skenderaj! Një shembull i shkëlqyer për të rinjtë dhe për të gjithë ne. Mburremi me punën tënde, Fatjon! Qëndro gjithmonë i guximshëm dhe mos resht së synuari majat!”./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...