Një tërmet me magnitudë 5.6 ka tronditur Egjiptin në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar alarm te banorët në disa zona të vendit. Lëkundjet u ndjenë pranë qytetit të Suezit, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë vlerësimin e situatës dhe kanë aktivizuar masat emergjente.
Sipas Institutit Kombëtar të Kërkimeve për Astronomi dhe Gjeofizikë të Egjiptit, tërmeti u regjistrua pak pas orës 03:00, me epiqendër rreth 38 kilometra në veri të qytetit të Suezit.
Instituti bëri të ditur se deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale si pasojë e tërmetit.
Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane ka aktivizuar planin e emergjencës në provincat ku janë ndjerë lëkundjet. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg ndërtesave që shfaqin shenja dëmtimesh strukturore dhe të ndjekin vetëm informacionet zyrtare, ndërsa vazhdon vlerësimi i situatës.
Ligji uli dallimet në çmimet e barnave, por zbatimi nxori sf...
Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – ...
Rama: Vazhdojnë punimet në rrugën “Bajram Bahtiri”
Emergjenca e QKUK-së ofroi 992 shërbime mjekësore gjatë fund...
Pacolli: Identifikimi i dy varrezave masive në veri dëshmon ...
Kolona deri në 500 metra në Muçibabë, pritje më të gjata te ...