Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela.
Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Sela për vizitën.
Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet dhe aktualitetet në Kosovë, me theks përgatitjet për procesin e konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes.
Po ashtu, krahas zhvillimeve dhe aktualiteteve në Maqedoninë e Veriut, temë e takimit ishin projektet e rëndësishme infrastrukturore ndërmjet dy shteteve, si rruga Prizren – Tetovë dhe ajo Bllacë – Shkup./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...