Zyrtarët policorë me biçikleta, të angazhuar në rrugët e qytetit të Ferizajt, kanë shqiptuar 40 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve dhe motoçiketave që kanë kryer shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor.
Sipas njoftimit, veprimet policore janë ndërmarrë në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në trafik, parandalimin e kundërvajtjeve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, shkruan Arbresh.info.
Policia u bën thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve dhe motoçikletave që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në rrugë./Arbresh.info

Bordi i SHSKUK-së: Mbledhjet do të zhvillohen me dyer të mby...
Ligji uli dallimet në çmimet e barnave, por zbatimi nxori sf...
Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – ...
Rama: Vazhdojnë punimet në rrugën “Bajram Bahtiri”
Emergjenca e QKUK-së ofroi 992 shërbime mjekësore gjatë fund...
Pacolli: Identifikimi i dy varrezave masive në veri dëshmon ...