Prodhuesi i automjeteve BMW do të tërheqë 41.685 vetura nga Kina, për shkak të defektit të “airbag”-ut të automjeteve, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria për Inspektim dhe Karantinë e Kinës, njoftoi se tërheqja e automjeteve të BMW-së e cila do të fillojë më 9 tetor do të bëhet për shkak të defektit të “airbag”-ut.
Bëhet e ditur se tërheqja përfshin 41.685 automjete nga modele të ndryshme të prodhuara nga data 2 shkurt deri më 22 nëntor të vitit 2012. Sipas deklaratës, gjatë fryerjes së “airbag”-ut, paraqitet rreziku për defekt në pedalin e gazit.
Gjithashtu thuhet se ndërrimi i pjesëve që kanë defekte do të bëhet falas.
BMW, edhe nëntor të vitit të kaluar, pati deklaruar se do të tërheqë 193.611 automjete për shkak të defektit të njëjtë.
Aksioni i Inspektoratit të Punës: 34 vendpunishteve u ndaloh...
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...